Bota
Tragjedi në SHBA, zjarri në pallat i merr jetën 12 personave, mes tyre 8 fëmijë
SHBA – Dymbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas një zyrtari të Departamentit të Zjarrfikëseve në Filadelfia, mes të vdekurve janë tetë fëmijë.
Zjarri filloi rreth orës 06:00 në një bllok banimi publik në veri të qytetit. Zëvendës Komisioneri i Zjarrfikësve Craig Murphy u tha gazetarëve se ishte një nga zjarret më të këqija që kishte parë ndonjëherë. Ai shtoi se tetë banorë të tjerë kishin arritur të ikin nga ndërtesa.
Besohet se në momentin e zjarrit në bllokun trekatësh ndodheshin 26 persona. Zyrtarët thanë se në inspektimin e fundit të ndërtesës në vitin 2020 kanë qenë në punë katër detektorë tymi, por asnjëri prej tyre nuk është fikur gjatë zjarrit.
“Kjo është pa dyshim një nga ditët më tragjike në historinë e qytetit tonë, humbja e kaq shumë njerëzve në një mënyrë kaq tragjike. Të humbasësh kaq shumë fëmijë është thjesht shkaërruese”.