Bota
Tragjedi/ Po fotografonte stuhinë ‘Furore’, vdes turistja
Një tragjedi ka ndodhur në Bregun e Amalfit, Itali ku humbi jetën një turiste argjentinase, 45-vjeç, e cila po fotografonte stuhinë në Furore, dhe më pas u ‘përpi’ nga një dallgë.
Sipas raportimeve, 45-vjeçarja po fotografonte , një qytet bregdetar, e cila ishte së bashku me bashkëshortin e saj, 52-vjeç, i cili përfundoi në ujë, por për fat të mirë shpëtoi.
52-vjeçari u shtrua në spital për analiza, ku raportohet se gjendja e tij nuk është shqetësuese, raportojnë mediat e huaja.
Ata ndodheshin në plazhin e Furores për të bërë disa foto nga stuhia, kur befasisht u ‘zunë’ nga një dallgë e baticës.
Trupi i viktimës u gjet më pas nga ushtarët e rojes bregdetare me ndihmën e një varke që i përkiste grupit të varkave Amalfi.