Connect with us

Politike

Tragjedia e 21 janarit/ Berisha i kthehet deklaratës: Pesë snajpera…

Kryedemokrati Sali Berisha i është rikthyer deklaratës së tij të fortë, të bërë në Janarin e vitit 2011 që u pasua me demonstrata të forta dhe me tragjedinë me 4 të vrarë. I ftuar në një intervistë ‘fiction’, Berisha sqaroi se ato fjalë nuk ishin drejtuar Edi Ramës si lider opozite, por si njeriu që donte të shkatërronte vendin.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: A mund të na thoni kush janë ata 5 snajpera sepse mund të na duhen për ndonjë punë në Shqipëri

Sali Berisha: E vërteta është se jo liderit të Opozitës, por zjarrvënësit. Ai premtoi se do të digjte vendin dhe zjarrvënësi i shfazuar merr përgjigjen që meriton. Lideri i Opozitës nga unë, kishte bërë 1752 protesta dhe nuk kishte pasur asnjë gërvishtje të vogël.

Advertisement