Kronike
Tragjedia në pallatin e sportit“Asllan Rusi”, humb jetën 16-vjeçari
Ngjarje e rëndë në kryeqytet: një adoleshent ka humbur jetën në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku kishte shkuar për të parë shokët e tij në një ndeshje basketbolli.
Nga raportimet e para mësohet se 16-vjeçari është rrëzuar pa ndjenja mbi parket. ndërsa po festonte suksesin e shokëve të tij.
Sipas të gjitha gjasave, viktima ka pësuar arrest kardiak. Mësohet se gjithashtu se prej një vitit ai nuk luante basketboll.