Connect with us

Kronike

Tragjike/ Mbytet 60-vjeçari, uji e nxorri trupin në breg, ja çfarë dyshohet

Një 60-vjeçar i cili po lahej në Velipojë, ka humbur jetën ditën e sotme pasi është mbytur. Identiteti i viktimës nuk dihet ende, ndërsa sipas raportimeve trupi i tij ka dale në breg i shtyrë nga uji dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën dhe policinë.

Dyshohet se 60-vjeçari ka pësuar një atak kardiak duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme. Sipas burimeve nga vendngjarja për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg.

Advertisement