Kronike
Tragjike në Pogradec, 12-vjeçarja vetëvaret në një kasolle pranë shtëpisë
Malli për të ëmën mendohet të jetë arsyeja që ka shtyrë një 12-vjeçare në fshatin Buzaishtë të Pogradecit t’i japë fund jetës së saj në një kasolle pranë shtëpisë. E mitura që u vetëvar këtë të martë, jetonte me babanë, njerkën dhe fëmijët e të atit nga martesa e dytë. Divorci i prindërve të saj dyshohet të ketë rënduar psikologjisht të miturën e cila sipas të afërmeve e kishte takuar të ëmën vetëm 1 herë pas 5 viteve mungesë të saj. Sipas burimeve nga policia, vajza e mitur ndodhej e vetme në banesë në momentin që ka ndërmarrë aktin tragjik. Rreth orës 14:10 ishte gjyshja e vajzës që pa mbesën e vetëvarur. Më tej njoftoi fqinjët dhe policinë. Policia thotë se nga hetimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 12-vjeçares, ndërsa grupi hetimor pritet të zbulojë se çfarë e shtyu të miturën që të shkojë drejt këtij vendimi tragjik. Burime zyrtare thonë se dyshojnë se vajza ishte e rënduar psikologjikisht prej kohësh për shkak të divorcit të prindërve të saj.