Connect with us

Bota

Tragjike/ Nusja maskohet si hajdut, vret në gjumë vjehrrën e saj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi ku një 27 vjeçare e cila u maskua si hajdut ka vrarë vjehrrën e saj.

Mediat e huaja shkruajnë se 27 vjeçarja u paraqitu si hajdut me shpresën për të mbetur e pandëshkuar.

Pasi hyri fshehurazi në shtëpinë e nënës së bashkëshortit të saj, sulmoi viktimën në gjumë duke i shkaktuar vdekjen.

Ndër të tjera thuhet se pas ngjarjes ajo i ka marrë dhe bizhutë të moshuarës, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Policia e cila arrestoi nusen 24 orë pas aktit, sqaroi se identifikimi i gruas u bë falë regjistrimeve të kamerave të vëzhgimit.

Advertisement