Bota
Tragjike/ Përplasen dy avionë në Romë
Dy avionë stërvitor ushtarak Siai Marchetti 208 që u përplasën gjatë fluturimit rreth orës 12 të sotme pranë Guidonia Montecelio, një qendër në periferi të Romës.
Avionët i përkisnin Krahut të 60-të të Forcave Ajrore Italiane. Sipas asaj që mësohet, njëri nga dy avionët e përdorur për stërvitje, është përplasur me një makinë të parkuar pranë zonës së banimit ndërsa tjetri ultra i lehtë është përplasur në një fushë.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy pilotët, raportojnë mediat italiane. Nuk raportohet për të lënduar të tjerë.