Connect with us

Bota

Tragjike/ Policia qëllon drejt makinës, humb jetën 9-vjeçari

Forcat e regjimit iranian në Shushtar, Provinca Khuzestan, qëlluan mbi një furgon duke shkaktuar vdekjen e një fëmije 9-vjeçar të quajtur Morteza Delf Zargani.

Sipas raportimeve të mediave, Jafar Delf Zargani, babai i fëmijës, ka rrëfyer ngjarjen e tmerrshme, duke thënë se makina e policisë ka hapur zjarr ndaj automjetit të tyre. Plumbi ka goditur fëmijën e tyre 9-vjeçar, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Jafar tha: Kur pashë makinën e policisë pas nesh, desha të ndaloja, por pa asnjë paralajmërim dhe pa urdhër, makina jonë u qëllua papritmas. Morteza vetëm më shikoi, buzëqeshi dhe vdiq në vend

Advertisement