Connect with us

Bota

Tragjike/ Rrëzohet avioni me 181 persona në bord, qindra viktima

Një aeroplan pasagjerësh i kompanisë Jeju Air, me 181 persona në bord, është rrëzuar në aeroportin ndërkombëtar Muan në Korenë e Jugut, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 151 personave. Dy anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar, ndërsa të tjerët konsiderohen të zhdukur dhe supozohet se kanë humbur jetën, sipas autoriteteve vendase.

Incidenti ndodhi të dielën në orën 9:03 të mëngjesit me orën lokale. Aeroplani, një Boeing 737-800, po kryente një fluturim nga Bangkok, Tajlandë, drejt Koresë së Jugut. Sipas raportimeve, avioni u përplas me një mur pas tentativës së dytë për ulje dhe shpërtheu në flakë. Rrotat e uljes nuk u hapën, gjë që detyroi ekuipazhin të bëjë një përpjekje emergjente për ulje

Shumica e pasagjerëve ishin koreano-jugorë që ktheheshin nga një turne pesëditor për Krishtlindje në Bangkok, ndërsa dy ishin shtetas tajlandezë. Zyrtarët po punojnë për të identifikuar viktimat duke përdorur manifestin e pasagjerëve dhe pozicionet e uljes në bord.

Ekipet e shpëtimit janë ende në vendngjarje, duke kërkuar mes rrënojave, ndërsa zjarri është shuar. Shefi i zjarrfikësve të Muanit, Lee Jeong-hyeon, deklaroi se trupi i aeroplanit është shkatërruar plotësisht, me vetëm bishtin e tij të dallueshëm mes mbeturinave.

Sipas Ministrisë së Transportit të Koresë së Jugut, avioni ishte paralajmëruar për goditjen e mundshme të shpendëve para rrëzimit. Po ashtu, kushtet e motit janë duke u shqyrtuar si një faktor i mundshëm për aksidentin.

Për momentin, të gjitha fluturimet nga dhe drejt aeroportit ndërkombëtar Muan janë anuluar, ndërsa hetimet për shkaqet e tragjedisë vazhdojnë.

Advertisement