Connect with us

Bota

Tragjike/ Rrëzohet një aeroplan i vogel në Itali, brenda një shqiptar

Një shqiptar ka humbur jetën, pasi aeroplan i drejtuar nga ai dhe një shtetas italian u përplas në një fushë në Romagna të Italisë. Avioni ishte nisur nga fusha ajrore e Villafranca për një mësim në një kurs për pilotët rekreativë.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për sigurimin e vendit të ngjarjes, frenimin e rrjedhjes së karburantit dhe nxjerrjen e dy trupave. Të pranishëm kanë qenë edhe karabinierët, të cilët kanë kryer të gjitha konstatimet përkatëse për zbardhjen e asaj që ka ndodhur.

Advertisement