Connect with us

Rajon

Tragjike/ Stuhitë përfshijë Malin e Zi, raportohet për dy të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Mal të Zi , nga stuhitë e forta që goditën shumë vende të Ballkanit.

Bëhet me dije se një person ka humbur jetën pasi një vinç ra, teksa mbi të qëndronte një punëtor.

Një tjetër person ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja në një fushë golfi. Shkaku i saktë i vdekjes së tij do të konfirmohet nga autopsia

Autoritetet malazeze folën për dëme të mëdha, kryesisht në portin e Tivarit. Stuhitë mbërritën pas valës së të nxehtit dhe zjarreve që kanë prekur rajonin ditët e fundit.

Po ashtu stuhitë e forta goditën sot Slloveninë, Kroacinë, Serbinë dhe Malin e Zi, duke lënë pas tyre pemë të shkulura dhe bllokime të mëdha rrugësh.

Advertisement