Aktualitet
Tragjike/ U godit nga rrufeja, gjendet i pajetë kryeplaku i fshatit Gjyshaj në Lushnjë
Kryeplaku i fshatit Gjyshaj të Lushnjës u gjet pa shenja jete nga familjarët ditën e djeshme në darkë. Mësohet se G.Gj 45 vjeç dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Në datën 30.08.2024, rreth orës 22:00, në fshatin Gjyshaj, Lushnjë, është gjetur nga familjarët dhe kryeplaku i fshatit, pa shenja jete, shtetasi G. Gj., rreth 45 vjeç. Nga hetimet paraprake, ky shtetas dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.