Kosova
Tragjike/ Vritet në Gjermani ish-boksieri shqiptar
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/03/besar-nimani.jpg)
Policia gjermane ka njoftuar se një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Bielefeld, si pasojë e disa të shtënave në qendër të qytetit.
Bëhet me dije se autori ose autorët e ngjarjes janë ende në arrati, ndërsa viktima është identifikuar si ish-boksieri nga Kosova Besar Nimani.
Në njoftim thuhet se viktima ndodhej në zonën e Obernstrasse Klasingstrasse rreth orës 18:00 kur “një ose më shumë autorë janë afruar dhe kanë qëlluar.
Policia thekson se shtetasi kosovar, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të rënda.
“Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në zonën e qytetit Bielefeld. Vijon kërkimi për autorin ose autorët”, thuhet në njoftim.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)