13 nxënës të moshave 9 dhe 10 vjeç është konfirmuar se kanë ndërruar jetë pasi një zjarr shpërtheu në një shkollë fillore në Kinën qendrore, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.
Zjarri vdekjeprurës ndodhi të premten mbrëma në shkollën Yingcai në fshatin Yanshanpu, provincën Henan.
Sipas mediave të huaja drejtori i shkollës, pranë qytetit Nanyang, është arrestuar dhe një hetim është duke u zhvilluar lidhur me rastin.
Sipas BBC rreth 30 nxënës ndodheshin në shkollë kur shpërtheu zjarri, i cili u shua më pak se një orë pasi zjarrfikësit u alarmuan.