Rajon
Trajkoviç tregon tmerrin: Superfansja e Radoiçiçit
Rada Trajkoviç, kryetare e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, ka reaguar pasi që është publikuar dokumenti se deputetja e partisë SNS e Aleksandar Vuçiqit është pjesë e ekipit menaxhues për Asociacionin, të cilën e kishte emëruar ish-ministri Goran Rakiq nga Lista Serbe.
Trajkoviq në Twitter ka shkruar se deputetja, udhëheq ekipin për hartimin e statutit të Asociacionit
“Sigurisht që ajo nuk është juriste dhe nuk ka kualifikime për këtë punë. Por, është superfanse e Millan Radoiçiqit”, ka shkruar Trajkoviq.
Ajo ka thënë se është e tmerrshme se në fatin e kujt kanë mbetur serbët.
“Është e tmerrshme në duart e kujt Vuçiqi e vendos fatin e serbëve në këtë moment kritik. Dhe pastaj pyetet pse puna me Asociacionin po ngec”, ka përfunduar Trajkovic