Connect with us

Sport

Trajneri i te kuqve: Partizani nuk e ka vendimtare ne Letoni

Partizani luan nesër në 19:00 në Letoni kundër Valmiera, për ndeshjen e parë në turin e tretë kualifikues të Conference League. Përpara stërvitjes gjenerale, për mediet foli trajneri i të kuqve, Zoran Zekic. Kroati tha se përballja e parë nuk është vendimtare, me ndeshjen e kthimit që luhet në Elbasan një javë më pas.

Për Zekic, largimet e fundit nga kampionët e Letonisë nuk ishin të parashikuara, duke vështirësuar të kuptuarin e lojës së kundërshtarit. Në këtë takim Partizani nuk do ketë të dëmtuarin Sembene dhe të operuarin Mensah.

-Si e prisni përballjen ndaj Valmieras?

Valmiera është një skuadër që meriton vlerësim maksimal. Ata janë kampionët në fuqi të Letonisë. Kanë ndryshuar disi, pasi nga skuadra aktuale ditët e fundit kanë patur edhe largime. Kjo gjë ndoshta mund të na i vështirësoj paksa gjërat, pasi ne e kemi analizuar kundërshtarin nga përballjet e fundit që ka zhvilluar. Por kam shumë besim tek skuadra. Pas gati 2 muaj bashkë tashmë kuptohemi më mirë me njëri- tjetrin, çfarë na duhet të bëjmë për të qenë kompetitiv në Europë.

-E konsideroni vendimtar takimin e parë?

Nuk mendoj se do të jetë përcaktues ndeshja e nesërme, pasi do të luajmë dy të tilla. Po ta shikoni përgjatë këtyre tureve, rezultatet kanë ndryshuar nga ndeshja e parë tek e dyta. Na duhet vetëm të përqendrohemi te 90 minutat e nesërme e më pas do të mendojmë për sfidën e kthimit.

-Në radhët e Valmieras ka mjaft lojtarë të huaj, keni marrë informacione?

Sigurisht që kemi siguruar informacionet e duhura, ashtu sikurse edhe kundërshtari ka marrë informacione për ne. Ne duhet të jemi shumë të disiplinuar si në çdo ndeshje, të vrapojmë shumë, të jemi kompakt për të bërë lojën tonë. Përpara ndeshjes mund të kemi shumë për të folur, por në momentin që fillon ndeshja çdo gjë është e hapur dhe mund të vendoset edhe nga disa episode

Advertisement