Connect with us

Aktualitet

Traktori përmbyset dhe e zë poshtë teksa po punonte tokë, humb jetën shqiptari në Itali

Një 66-vjeçar shqiptar, ka ndërruar jetë pasditen e sotme, në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Bolsena’ në Trevi, ku shqiptari ishte duke punuar tokën e tij me një traktor, kur ky i fundit e ka zënë poshtë duke i marrë kështu jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e njësisë së Folignos, karabinierët e stacionit lokal dhe autoambulanca, por për fat të keq për shqiptarin nuk mund të bëhej asgjë më.

Mediat e huaja raportojnë se policia do të rindërtojë aksidentin për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Advertisement