Bota
Tramavaji elektrik del nga shinat në Lisbonë, 15 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe rreth 18 u lënduan të mërkurën, kur tramvaji elektrik në Lisbonë, i njohur për turistët, doli nga shinat dhe u përplas, tha për gazetarët një zëdhënës i shërbimit të emergjencës.
“Është një ditë tragjike për qytetin tonë… Lisbona është në zi, është një ngjarje tragjike, tragjike”, u shpreh kryebashkiaku i kryeqytetit portugez, Carlos Moedas.
Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, shprehu keqardhje për aksidentin tragjik në një deklaratë, duke shpresuar që autoritetet së shpejti do ta zbulojnë shkakun e përplasjes.
Linja, e hapur në vitin 1885, lidh qendrën e Lisbonës pranë sheshit Restauradores me Bairro Alton.
Ajo është një nga tre linjat që operohet nga kompania publike e transportit urban, Carris, dhe përdoret si nga turistët, ashtu edhe nga banorët vendas.
Portugalia, dhe në veçanti Lisbona, kanë përjetuar një bum turistik gjatë dekadës së fundit, me vizitorë që mbushin qendrën e popullarizuar të qytetit gjatë muajve të verës. /Rel


