Aktualitet
Transferimi i të burgosurve/ ambasadori Smith: Burgjet britanike janë të tej mbushur
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Alastair King-Smith, ishte mandatuar për të negociuar me qeverinë shqiptare të shkencave të transferimit të tyre nga burgjet angleze në ato shqiptare. Në një intervistë duke folur për këtë marrëveshje me gazetarin, Muhamed Veliu, ambasadori Alastair King-Smith tregon se si u arrit kjo marrëveshje.
Muhamed Veliu: Cila është formula e dakortsuar për sa i përket kostos financiare paguar nga Anglia për çdo shqiptarë të transferuar në burgjet shqiptare?
Ambasadori Alastair King-Smith: Kjo marrëveshje ka një numër elementësh, por në thelb, Qeveria Britanike po garanton mbi 14 milionë euro për Shqipërinë, për të përballuar koston e transferimeve të të burgosurve, por gjithashtu për të modernizuar shërbimin e burgjeve në Shqipëri.
Kjo do të thotë se po merret ekspertiza më e mirë britanike, e cila siguron standarde më të larta për burgjet shqiptare, por nga ana tjetër, duke u siguruar që kjo marrëveshje do të implementohet në mënyrë efektive. Burgjet britanike janë të tej mbushur, burgjet shqiptare janë të tej mbushur, e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është nëse bashkëpunojmë që ta çojmë përpara marrëveshjen.