Politike
Transporti publik falas/ Belind Këlliçi sqaron premtimin e fushatës
Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë Tiranë Belind Këlliçi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” ku ka folur për premtimin kryesor të fushatës së tij elektorale, për transportin publik falas. Këlliçi deklaroi se transporti publik falas do jetë për të jgithë qytetarët, por do jetë ndihmë e madhe për familjet në nevojë. Ai shtoi se po ashtu kjo masë, do krijojë dhe lehtësim në trafikun e kryeqytetit, do ulë ndotjen e ajrit dhe do ulë kostot e jetesës.
“Arsyeja është sepse nuk ëhstë një premtim që prek ata që kanë 2 3 makina. Prek familjet në nevojë por ëhstë për të gjithë. Cili ëhstë problem kryesot? Kostoja e lartë e jetesës. Është një shërbim që e përdorin çdo ditë. 8.2 % të buxhetit, 52 mijë lekë. Do ketë investim në modernizimi ne flotës dhe zhvillimi ne saj. Për të moshuarit, për pensionistët, për studentët. Do zgjidhet shfryrja e trafikut, do ulet kostoja e jetesës. Po ashtu krijon hapësia për parkim.
Pra ul koston e jetesës, shfryn trafikun, ul ndotjen e ajrit si dhe krijon hapësira për parkim. Sa i përket qeverisë, si tregu elektrik që ka bërë Erion Veliaj. Transporti publik falas është i realizueshëm, nuk po flas për fantashkencë.”- tha Këlliçi.