Rajon
Transportonin drogën përmes fëmijëve të mitur, goditet banda në Greqi
Një shqiptar dhe gjashtë grekë janë vënë në pranga si pjesë e një grupi kriminal që merrej kryesisht me tregti droge dhe trafik armësh. Mediat greke shkruajnë se operacioni është zhvilluar në prefekturat e Selanikut, Atikës dhe Magnezisë.
Mes të arrestuarve është edhe një 35-vjeçare, drejtuese e organizatës e cila është shoqëruar në polici bashkë me dy fëmijët e saj të mitur.
Një 33-vjeçar, bashkëshorti i 35-vjeçares është shpallur në kërkim. Nga hetimet ka rezuktuar edhe ai është gjithashtu bashkëpunëtor i tyre.
Në kuadër të operacionit u kryen kontrolle në ambiente të jashtme dhe në banesa të përdorura në zona të prefekturës së Atikës, por edhe në dy automjete të përdorur për lëvizjen e anëtarëve të grupit dhe për transportin e drogës.
Në total u sekuestruan 8 kilogramë e 992 gramë heroinë, një sasi e vogël kokaine, fidanë kanabisi, 2 pistoleta, gëzhoja, pajisje për kultivimin hidroponik të kanabisit, materiale ambalazhi dhe paketimi droge, një shumë parash dhe 4 celularë.
Çifti drejtues i organizatës përdorte dy vajzat e 35-vjeçares dhe një të mitur tjetër për të fshehur heroinën dhe kokainën, si dhe për të transportuar drogën.