Aktualitet
Transportonte emigrantë të paligjshëm, bllokohet autobusi në Qafë Botë

Një autobuz është bllokuar në Qafë Botë ditën e sotme, pasi brenda mjetit është zbuluar një emigrant i paligjshëm, i cili po përpiqej të largohej në mënyrë të jashtëligjshme drejt territorit të Greqisë. Agjencia rezulton në pronësi të Shpëtim Ahmetit.
Autobusi u sekuestrua nga autoritetet greke, ndërsa të arrestuarit, së bashku me dosjen hetimore të përgatitur nga Departamenti i Parë i Rojës Kufitare të Filatit, u referuan në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë.

