Kosova
Trazirat në veri të Kosovës, “Sulme terroriste”
Trazirat në veri të Kosovës, “Sulme terroriste”
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media ka folur për gjendjen në veri të vendit, pas trazirave të një dite më parë. Ai tha se të dhënat e para tregojnë se një pjesë e “kriminelëve vijnë nga radhët e ish pjesëtarëve të policisë së Kosovës”.Sipas tij, këto grupe të mbështetura e të drejtuara nga Serbia dëshmuan edhe një herë se janë kundër të drejtës fondamentale të qytetarëve të këtyre komunave për vendosur dhe zgjedhur drejtuesit e tyre lokalë.
Sipas Ministrit, gjatë sulmeve janë përdorur shok bomba, granata dore dhe armë zjarri dhe për rastin, policia në bashkëpunim me prokrurorinë speciale e I ka cilësuar ngjarjet si ‘Sulm ndaj Rendit Kushtetues’ kurse veprimtarinë ‘Terroriste’.
“Policia dhe Prokuroria Speciale janë duke u angazhuar në maksimum që të gjithë kriminelët e përfshirë në këtë sulm terrorist ndaj institucioneve tona të sillen para drejtësisë” – tha Xhelal Sveçla