Connect with us

Kosova

Trazohen gjakrat/ Njohja e Kosovës nga Serbia do të përshpejtohet sapo të largohet Putini

Alon Ben-Meir, profesor amerikan në pension dhe ekspert i politikës ballkanike, nëpërmjet një artikulli autorial të botuar së fundmi kushtuar rrjedhës së tensionuar të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka thënë se njohja e Kosovës nga Serbia do të përshpejtohet sapo presidenti rus, Vladimir Putin, të largohet përfundimisht nga skena politike.

Ai gjithashtu ka shtuar se përpjekjet e vazhdueshme të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, për të shtrire sovranitetin shtetëror mbi komunat me shumicë serbe në pjesën veriore të territorit nuk e forcojnë pavarësinë e Kosovës. Prandaj, ai ka sugjeruar kreun e ekzekutivit të fokusohet më shumë në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Kurti, i cili gjithnjë e më shumë po përshkruhet si nacionalist, duket se tregon padurim në përpjekjet e tij për të pohuar dhe ripohuar pavarësinë e Kosovës, veçanërisht në veriun e banuar me shumicë serbe. Kurti e di shumë mirë se pavarësisht nëse Serbia e njeh apo jo Kosovën, vendi është i pavarur dhe njihet nga më shumë se 100 vende”- ka argumentuar Ben-Meir duke potencuar: – “Duke pasur parasysh rrethanat, çdo veprim i ndërmarrë nga Kurti, pavarësisht se sa i justifikuar mund të jetë, duhet të koordinohet me BE-në për aq kohë sa mund të krijojë një efekt negativ. Kjo nuk sugjeron që Kurti nuk ka të drejtë të ndërmarrë një veprim të tillë, por koordinimi me BE-në është shume i nevojshëm”.

Kujtojme se BE-ja dhe shtetet anëtare, veçanërisht Franca dhe Gjermania, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vazhdojnë t’u kërkojnë autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga “hapat e njëanshëm” që mund të rrisin më tej tensionet, posaçërisht në veriun e trazuar të Kosovës.

Advertisement