Connect with us

Kronike

Tre çarje të thella në kokë/ U masakrua me sqepar nga fqinji

40-vjeçari Arjan Marini u masakrua me mjete të rënda dhe prerëse nga Sokol Tabaku në mesnatë në objektin e tij natën e 14 tetorit. Arjani ishte në gjumë kur brenda dhomës në të cilën flinte, rreth orës 2 të natës Sokol Tabaku duke kapërcyer murin ndarës dhe e godet pabesisht me sqepar në kokë.

Familjarët rrëfejnë se për agresorin nuk ka mjaftuar vetëm një goditje, por për minuta të tëra me radhë ai e ka goditur disa herë dhe pastaj e ka tërhequr zvarrë dhe e ka ulur trupin e tij në një kolltuk dhe e ka mbuluar me një batanije. Kjo ngjarje ka tronditur familjarët e Arjanit pasi ata shprehen se agresori dhe i plagosuri njiheshin prej vitesh dhe po atë ditë ata kanë qëndruar së bashku në një lokal duke konsumuar kafe.

Gjendja e Arjanit është e rëndë, mjekët shprehen se rrezikon jetën. 40 vjeçari është në koma.

Vëllai i Arjan Marinit ka folur gjatë një emisioni televiziv, duke sjellë detaje të reja për ngjarjen e rëndë.

Ai tha se vëllai është goditur me sqepar dhe kishte 3 çarje të thella në kokë, teksa kishte humbur shumë gjak.

Vendi i ngjarjes është i mbuluar me shenja gjaku, pasi Arjani është goditur me mjet prerës sqepar në mënyrë fatale. Autori i kësaj ngjarje ka tentuar të largohet me gjithë të plagosurin, tentativë që ka rezultuar pa sukses. Ai hyri në godinë rreth orës 2:04 të natës dhe në videot e zbuluara tregohet qartë se autori ka hyrë disa herë brenda i qetë.
Pronari i lokalit ku kishin qenë të dy, tha se mes tyre kishte pasur një debat.

“Arjani për mua ka qenë djalë shumë i mirë. Sokolin, hera e parë që e shihja. Ata patën një debat dhe dolën jashtë, më pas Arjani iku”, tha pronari.

Advertisement