Connect with us

Bota

Tre gra në Strasburg dhe gjendja e BE-së

Në Parlamentin Europian në Strasburg mbërritën sëbashku Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, Presidentja e Parlamentit Europian Roberta Mensola dhe Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska.
Lufta në Ukrainë, kriza e gazit, rritja e inflacionit, rreziku i një recesioni të ri, janë shumë dhe të gjitha me rëndësi të madhe, çështjet që Presidentja e Komisionit Europian trajtoi në fjalimin e saj vjetor mbi gjendjen e Unionit
Ursula von der Leyen pranoi se faturat e energjisë janë bërë “të padurueshme” për shumë njerëz, por shtoi se kjo faturë do ti dërgohet Moskës…
Për krizën ushqimore, ajo përsëriti se sanksionet nuk e ndalojnë Rusinë të eksportojë ushqime dhe dhe se pretendimet e Moskës për të kundërtën janë vetëm “gënjeshtra”.
Von der Layen theksoi më pas se Evropa është një nga prodhuesit dhe eksportuesit kryesorë agroushqimor, duke specifikuar se BE-ja ka aktivizuar “për herë të parë” një rezervë krize për të siguruar 500 milionë euro për fermerët më të prekur.
Ursula von der Leyen tha se BE “nuk është e plotë” pa Moldavinë, Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor, deklaratë që ‘korri’ duartrokitjet e ‘First Lady’ ukrainase Olena Zelenska.
Më pas ajo theksoi se “vera e vitit 2022 do të mbetet në mendjet e njerëzve për shkak të valëve të jashtëzakonshme të të nxehtit dhe thatësirës.
“Evropianët janë thellësisht të shqetësuar për krizën energjetike, por mendojnë se Evropa është më e bashkuar që kur shpërtheu konflikti në Ukrainë” – tha Presidentja e Komisionit

Advertisement