Connect with us

Kosova

Tre janë palët fajtore për ngecjen e dialogut

Tobi Vogel, analist në Këshillin për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, fajësoi të tria palët për ngecjen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar, megjithatë, se pengesa kryesore vjen nga Serbia, e cila “nuk e dëshiron normalizimin, sepse përfiton nga gjendja aktuale e pasigurisë”

Vogel tha se as Kosova nuk është e interesuar për procesin e dialogut. Persa i përket BE-së, ai theksoi se Brukseli ka vite që e ka keqmenaxhuar procesin e dialogut.

“Dialogu nuk ka qenë i suksesshëm për shumë vite, sepse fokusi u zhvendos nga arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin, në menaxhimin e krizës. Ngjarjet e muajit maj, si dhe sulmi në shtator, duhet të ishin një thirrje zgjimi në BE për të ndryshuar qasjen ndaj dialogut, por Serbia dhe pas Banjskës vazhdoi të mos përballet me presione, të paktën jo publikisht nga BE-ja, ndërkohë që masat ndëshkuese të vendosura për shkak të tensioneve në veri janë ende në fuqi ndaj Kosovës” – deklaroi Vogel qe nuk e beson arritjen e marrëveshjes se vitit të kaluar ne Bruksel dhe Ohër, sepse siç tha ai, në letrën e ish kryeministres Ana Brnabic, Serbia ka pranuar se nuk do të pajtohet me atë që është e pamundur për të.

Më 1 korrik, BE tha se “pasoja logjike e normalizimit do të ishte njohja”. Ky qëndrim i BE-së, për Vogel-in, është një sinjal se blloku ka “pranuar se dialogu nuk po jep rezultate”.

Kushtet e vendosura se fundmi nga Kurti, Vogel i konsideron të arsyeshme dhe i konsideron parime, por thotë se është dashur t’i kishte shpallur para se të udhëtonte për në Bruksel.

Advertisement