REAGIM
Tre mësime nga ‘sitat’ e Sokratit
Një ditë Sokratit iu afrua një burrë i cili i tha: Dëgjo, Sokrat, më duhet të të tregoj diçka të rëndësishme për mikun tënd.
– Prit një minutë, – e ndërpreu Sokrati, – para se të ma thuash, dua të të bëj një provë, një nga tre sitat.
“Tre sitat?” pyeti tjetri i habitur.
“Po i dashur. Sita e parë është ajo e së vërtetës: A je i bindur se gjithçka që dëshiron të më thuash është e vërtetë?
“Në fakt jo, e kam dëgjuar nga të tjerët.
“Shume mirë. Kështu që ju nuk e dini nëse kjo është e vërteta. Vazhdojmë me sitën e dytë, atë të mirësisë. A është diçka e mirë ajo që dëshiron të më thuash për mikun tim?”
Burri u përgjigj me hezitim: “Më duhet të rrëfej jo, krejt e kundërta”.
“Pra,” vazhdoi Sokrati, “ti dëshiron të më thuash gjëra të këqija për të dhe nuk je as i sigurt se ato janë të vërteta. Ndoshta mund ta kalosh akoma provën, mbetet sita e tretë, ajo e dobisë. A është e dobishme për mua të di se çfarë do të kishte bërë ky mik?
“Epo, jo në të vërtetë …”
“Pra, – përfundoi Sokrati, – ajo që doje të më thuash nuk është as e vërtetë, as e mirë, as e dobishme; Pse deshe të ma tregoje?”
Kjo shëmbëlltyrë, që i atribuohet gabimisht Sokratit, përmban një mësim të rëndësishëm. Të gjithë e dimë se sa dhembin fjalët e ziliqarëve. Në të vërtetë, nuk është vetëm shpifësi që shkakton kaq shumë dëm, por prirja për të besuar në shpifje. Nëse të gjithë do të ndiqnim dhe zbatonim këtë mësim të vogël, shpifjet nuk do të gjenin jehonë. Herë pas here është mirë ta kujtosh këtë! Bëhuni më të mirë se të tjerët, largoni nga zemra keqdashjen dhe zilinë. Mbani mend gjithmonë “mësimin e tri sitave”.
Fjalët e ziliqarëve dhembin. Dëme nuk shkakton vetëm shpifësi, por edhe prirja për të besuar në shpifje