Connect with us

Politike

“Tregoju shqiptarëve me se i ke blerë 3 apartamentet”/ Berisha sulmon Dumanin: Je bërë mburojë e krimit

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha mbrëmjen e sotme, ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumani se është bërë mburojë e krimit.

Berisha thotë se Altin Dumani nuk mund ta paditë pasi i duhet të tregojë paratë me të cilat është bërë me tre shtëpi, të deklaruara në vitin 2016

Berisha: Nuk padit Sali Berishën sepse i duhet të tregojë paratë me të cilat është bërë me tre shtëpi, të deklaruara në vitin 2016. Nuk e padit dot Sali Berishën mercenari, sepse është autori i amnistive më monstruoze të krimit. Sepse në dosjen që dërgon për Arben Ahmetajn, e citon 13 herë për Erion Veliajn.

Kurse kur dërgon dosjen e bashkisë për inceneratorin e Tiranës, hesht si fija e barit, nuk guxon t’i përmendë emrin njëherë. Se i mbyllet goja me valixhe me euro, se i mbyllet goja me pengje të tjera.

Më tej, Berisha thotë se kreu i SPAK është kthyer në një vegël në duart e kreut të qeverisë. Lideri i opozitës e quan Dumanin armik të demokracisë.

Berisha: Është bërë një vegël e shpifur në duart e Edi Ramës. Një lake që qëndron aty në kundërshtim me Kushtetutën dhe që mendon se mbështetja e të huajve do e mbajë atë në detyrë, mos harro se je prokuror i shqiptarëve, por për shqiptarët je një kriminel.

Çfarëdo dekorate që mund të të japin, nga cili vendi i botës, ti ke në Shqipëri medaljen e turpit, të krimit. Armik i opozitës, armik i votës së lirë, armik i shqiptarëve. Ndaj dhe dil e tregoju shqiptarëve me se i ke blerë tre apartamentet gjer në vitin 2016?

Të tjera do i marrësh vesh më vonë një nga një. Ndaj dhe ata që ngrenë kulte mbi hiçin, ata që ngrenë mite mbi plehun. Ne i qëndrojmë të vërtetave, do luftojmë për të vërtetat. Të vërtetat janë motoja jonë.

Do marrim fatin tonë në duart tona. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët. Demokracinë shqiptare po e mbrojnë shqiptarët. Shqipërinë e shpëtojnë shqiptarët./albeu.com 

Advertisement