Lifestyle
Trendet e modës që kanë bërë udhëtim në kohë: Ja ç’kemi marrë këtë vit nga makiazhi i gjysheve dikur
Ndonjëherë është bukur që e shkuara të rikthehet përsëri. Në vitin 2020 mund të parashikojmë diçka pa asnjë dyshim: “Çdo gjë që dikur ka qenë trendi dhe e modës nuk zhduket, por vjen përsëri”. Edhe pse teknologjitë e sotme na kanë lejuar të krijojmë ide të reja, janë disa stile të cilat ja vlejnë t’i kemi përsëri. Shpeshherë mendojmë se look-u i tanishëm është një koncept i ri, por provojeni të pyesni gjyshet tuaja për këtë dhe me siguri do t’ju thonë së asgjë nuk është e re, thjesht ka një emër të ri. Në femrat i dashurojmë këto trende të vjetra të look-ut. Më poshtë do t’ju shfaqim 7 prej tyre.
1-Buzëkuqi
Një buzëkuq të jep në çast look-un klasik të ‘Hollywood’. Pas viteve 1950 filluan të marrin famë ngjyrat nude, rozë e lehtë, si dhe ngjyrat e errëta. Por në 10 vitet e fundit kemi parë se ngjyra e kuqe e buzëve mbetet e vetmja që do t’i shkonte çdo femre në botë.
2-Vetullat
Para disa viteve nisi trendi i vetullave të holla dhe kushdo që kishte vetulla të plota mund të vihej në lojë. Por vitet e fundit vetullat e plota po rikthehen përsëri. Një trend që nisi në vitet 1950 me ikonat e bukurisë Audrey Hepburn etj, u rikthye përsëri me vipat e huaj, si dhe ata shqiptarë.
3-Konturimi
Ju mund të mendoni se kjo teknikë u shpik nga yjet Kardashian, por koncepti i përdorimit të toneve të shumta për krijimin e një dimensioni në fytyrën tuaj nuk është në fakt aspak i ri.
4-Lapsi i bardhë i syve
Një teknikë tepër popullore në botën e ‘make up’. Përdorimi i lapsit të bardhë në pjesën e poshtme të syve është një ide që ka nisur që para një shekulli dhe përsëri tani përdoret dhe adhurohet nga femrat
5-Depilimi i fytyrës
Ndoshta po mendoni për depilimin e fytyrës me dyll, por jo! Është rikthyer trendi i depilimit me brisk për femrat. Diçka që jo çdokush do ta pranonte hapur, por që shumë femra e aplikojnë edhe në ditët e sotme.
6-Maskat e natës
Shumë do të mendonin së maskat e përdorura natën janë një teknikë e re, por në të vërtetë kjo teknikë është përdorur edhe në kohën e gjysheve tona. Përkujdesja e fytyrës është një trend i përjetshëm që nuk do të dalë kurrë nga moda.
7-Shallet e kokës
Vendosja e një shalli në kokë nuk është vetëm një aksesor zbukurimi, por edhe mbron flokët nga era apo shiu. Ky trend ishte tepër popullor në vitet 1940 deri në vitet 1970, por më pas nisi të zbehet në vitet 1980 deri në vitet 1990. Tashmë është rikthyer përsëri./revistawho.com