Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Tritan Shehu: Mos i bëni gjyq popullor Sali Berishës

Tritan Shehu po ashtu si deputetët e tjerë të ‘Rithemelimit’ thotë se akuzat e ngritura ndaj Berishës janë sulm politik ndaj tij. Ai shtoi se ndaj tij nuk duhet të bëhet gjyq popullor dhe se ai po dënohet për një vendim kolegjial të Këshillit të Ministrave. “Unë ju ftoj të mos bëni gjyqe popullore. Nuk kam ardhur këtu të bëj gjyq e as të zëvendësoj gjykatësin apo prokurorin dhe mendoj se as gazetarët nuk duhet ta bëjnë këtë punë. Së dyti unë nuk mund të hyj në çështjen themel, së treti, nëse në parim bëhet fjalë për dënimin e një kryeministri për një vendim kolegjial të Këshillit të Ministrave, ky është një problem që hap një kapitull shumë të rrezikshëm, për Shqipërinë dhe për çdo demokraci të botës. Së katërti, këtu kemi të bëjmë me një sulm politik”,-tha Tritan Shehu në Euronews Albania.

Advertisement