Connect with us

Politike

Tritan Shehu sulmon gazetarët dhe kolegët e tij: O skutha, brumbuj, burracakë

Deputeti i Partisë Demokratike, Trian Shehu ka reaguar pas publikimit të debateve në mbledhjen e Grupit Parlamentar të opozitës për të dërguar në Kushtetuese paktin e kryeministrit Edi Rama me homologen italiane Giorgia Meloni për refugjatët.

Tritan Shehu, i cili ka dalë në mbledhje kundër vendosjes së firmës për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese paktin mes dy kryeministarave, u shpreh se përgjimet në mbledhjen e grupit janë tipike për ish-Sigurimsat e dikurshëm.

“Neveri për “skuthat e cimkave”!”, shkruan deputeti demokrat, duke shtuar se këto metoda janë tike “për ‘brumbujt’ frikacakë, që janë mësuar vetëm të zvarisen”.

Ai shprehet se vleresimet e tij negative për marrëveshjen mbi refugjatët i ka bërë publike, që orët e para të publikimit të saj.

“Ashtu si në vazhdimësi, ne vite kam dhene e jap vleresimet e mia me superlativa per Italine mike, edhe si ish Minister i jashtem kjo”, thekson Shehu, por shton se “kjo s’më ka penguar aspak ta quaj publikisht krejt te gabuar ate mareveshje”.

Reagimi i plotë i Tritan Shehu:

Neveri per “skuthat e cimkave”!

Lexoj ne media disa “regjistrime“ tipike per ish sigurimsat e dikurshem.

Te nxjerra keto pjese-pjese mbi fjalet e mia, pa dijenine time, ne mbledhjen e grupit parlamentar.

Dhe si cdo “skuth”, qe ben kete ndyresi ne fshehtesi, duke perfituar nga diskutimet e lira, shkembimin kolegjial te mendimeve, sic duhet te jete nje mbljedhje e tille…

Publikon dicka, pa guxuar te vendose emrin tij si autoresi, as pseudonimin.

Publikon ashtu si i intereson copa te nje diskutimi te lire, te gjate, fragmente te asaj, qe bisedohen midis kolegeve, e te dala keto shpesh jashte kontestit.

Me nje keq dashje primitive kjo, si burracak, per te denigruar….

Por dhe per t’i dhene vehtes ate qe nuk ka, nepermjet “fjalimeve patetike” te para pregatitura ne disa skuta.

Tipike keto metoda per “brumbujt” frikacake, qe jane mesuar vetem te zvarisen.

Dhe qe nga “balta” ku jane zhytur kerkojne te “pickojne” me lart….

Une vleresimet e mia negative per ate mareveshje mbi refugjatet i kam bere publike, qe oret e para te publikimit te saj e ne vazhdimesi, ne menyre konstante.

Ashtu si ne vazhdimesi, ne vite kam dhene e jap vleresimet e mia me superlativa per Italine mike, edhe si ish Minister i jashtem kjo.

Gje qe nuk me ka penguar aspak ta quaj publikisht krejt te gabuar ate mareveshje.

Keto qendrime ja kam transmetuar personalisht edhe disa institucioneve e kolegeve te nderuar italiane.

Dhe ketu qendroj, qartesisht e me transparence!

Por fatkeqesisht qenkemi te detyruar te bashkejetojme edhe me „skutha“!

Pa identitet keta, sepse dhe perballe identitetit tremben e zhyten ne pluhur!

Debatet në mbledhje:

Në mbledhjen e grupit të PD-së, deputeti demokrat Tritan Shehu është shprehur se nuk do të firmosë për dërgimin e paktit me Italinë në Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti Xhelal Mziu i ka kërkuar të firmosë, duke i thënë se prandaj janë grup, ndërsa në replikë Shehu është shprehur se i vetmi autoritet që njeh është Berisha, teksa ka theksuar se nuk është pjesë e grupit të PD-së, pasi është përjashtuar.

Në këtë moment deputetët kanë filluar të qeshin, ndërsa siç bën me dije gazetari Osman Stafa, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Tmor Alizoti dhe Asllan Ndogjani, janë shprehur pro dërgimit në gjykatë. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se duhet ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese, duke shtuar se është rruga më e drejtë.

“Absurdi është që një parti e majtë në Shqipëri bashkëpunon me një të djathtë në Itali. Vetë e majta në Itali po e kundërshton. Unë mendoj që rruga më e drejtë është kjo që propozohet, që ta kontrolloj Gjykata Kushtetuese. E kuptoj shqetësimin e Tritanit, por mendoj se është e arsyeshme si rrugë. Se ne jemi kundër, por nëse marrëveshja ratifikohet, ajo pastaj duhet të zbatohet edhe nëse jemi ne në pushtet. Por nëse Gjykata Kushtetuese vendos, ne pastaj kemi vendimin e saj për të mos e pranuar marrëveshjen”, tha Berisha.

Advertisement