Politike
Tritan Shehu thotë se “regjimi do përmbyset me lëvizje popullore”

Sipas deputetit të zgjedhur demokrat për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, regjimi në Shqipëri “do të përmbyset me lëvizje popullore”.
Kështu tha ai përpara një mbledhjeje të Partisë Demokratike, thirrur nga kreu i të djathtëve, Sali Berisha, pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.
“Regjimi do të përmbyset me lëvizje popullore. Do përmbyset një ditë”, tha ai shkurtimisht për gazetarët.
Shehu është i vetmi i mandatuar në qarkun e Gjirokastrës, si person në listën e sigurt, pasi PD-ja nuk arriti të gjenerojë asnjë mandat tjetër në qarkun jugor të vendit.

