Sport
Trofeu i parë pas 17 vitesh, Tottenham fiton në Bilbao dhe ngre për herë të tretë Ligën e Europës

Tottenham është kampion i Europa League, duke mposhtur në finale Manchester United me rezultatin minimal 1-0 në Bilbao, falë një goli të realizuar nga Johnson në minutën e 42-të.
Skuadra e Amorim nuk arriti të shfrytëzonte rastet në pjesën e dytë dhe pavarësisht tentativave të Garnacho, Hojlund Shaw dhe Casemiro, nuk mundën të ndryshojnë rezultatin.
Ndeshja ishte e fortë dhe me tensione, me disa kartonë të verdhë të akorduar për lojtarët si Maguire, Zirkzee, Bissouma, Diallo dhe Van de Ven. Trajnerët bënë shumë zëvendësime në pjesën e dytë, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Ky është trofeu i parë për “Spurs”-at që nga viti 2008 dhe hera e tretë në histori që ata fitojnë këtë kompeticion europian.
Pavarësisht një sezoni zhgënjyes në Premier League, Tottenham arrin të mbyllë edicionin me një sukses madhor, që i siguron gjithashtu edhe një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm. Fitorja në këtë finale vjen si një shpërblim i madh për ekipin e Postecoglou.
Nga ana tjetër, Manchester United e mbyll një nga sezonet më të errëta në historinë e klubit, pa asnjë trofe dhe me shumë pikëpyetje mbi të ardhmen.
Sfida u transmetua drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
Rezultati:
Tottenham 1-0 Manchester United
Johnson 42′
Komenti Live:
90+9′ Mbyllet finalja e Europa League me fitoren 1-0 të Tottenham!
90+8′ Casemiro provon me një roveshatë brenda zonës, por topi shkon jashtë kuadratit.
90+7′ Shaw provon me kokë nga shumë afër, por Vicario arrin ta ndalë.
90+5′ Yoro provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon mbi kuadrat.
90+2′ Johnny Evans ndëshkohet me karton të verdhë nga stoli për protesta.
90′ Akordohen 7 minuta shtesë.
89′ Dy zëvendësime te Tottenhami. Largohen Pedro Porro dhe Udogie, në vendet e tyre futen Gray dhe Spence.
88′ Maguire shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Romeros dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
85′ Zëvendësim te Manchester United. largohet Mazraoui dhe në vendin e tij futet Dalot.
84′ Zirkzee shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
78′ Zëvendësim te Tottenham, largohet autori i golit Johnson dhe në vendin e tij futet Danso.
74′ Garnacho tenton me një gjuajtje brenda zonës, por Vicario arrin t’i mohojë golin e barazimit.
72′ Mazraoui hedh një krosim të rrezikshëm në zonë, që gjen Fernandes, tentativa e të cilit shkon jashtë kuadratit.
71′ Dy zëvendësime te Manchester United. Largohen Hojlund dhe Mount, në vendet e tyre futen Zirkzee dhe Garnacho.
68′ Vicario nuk kontrollon dot si duhet një top në zonë dhe Hojlund godet me kokë, por Van de Ven largon në mënyrë fantastike rrezikun në vijën fatale.
68′ Bissouma tenton të vonojë lojën pas një faulli dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
66′ Zëvendësim te Tottenham. Largohet Richarlison dhe në vendin e tij futet Heung-Min Son.
58′ Bruno Fernandes hedh një krosim të rrezikshëm në zonë, me Vicarion që ndërhyn si duhet për të larguar rrezikun.
49′ Van de Ven shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
48′ Diallo hedh një krosim në zonë, por goditja e Hojlund është për t’u harruar me topin që shkon mbi kuadrat.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë e finales!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
42′ GOOOL TOTTENHAM 1-0/ Johnson përfiton nga një krosim në zonë dhe në një mënyrë, Shaw e devijon dhe sulmuesi i Spurs-ave e shtyn drejt rrjetës. (VIDEO)
35′ Pas një ndërhyrje të gabuar, Diallo ndëshkohet me karton të verdhë.
32′ Diallo tenton të hedhë një krosim në zonë, por topi shkon shumë lart kuadratit.
16′ Diallo hyn në zonë dhe godet me të djathtën, me topin që përfundon jashtë kuadratit.
11′ Johnson futet në zonë dhe provon të surprizojë Onanën, por ky i fundit arrin të ndalë topin.
1′ Nis finalja e Europa League në Bilbao!
Formacionet Zyrtare:

