Kosova
Trokitja e fundit në gurin e varrit/ Ka ardhur momenti që Vuçiç të zgjedhë BE apo Rusi

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, tha per median serbe Danas se meqenëse protestat ne Serbi nuk morën mbështetjen e aktorëve ndërkombëtarë, por pati vetëm deklarata të përmbajtura, madje edhe ato nga BE-ja, padyshim që gjeopolitika nuk është në favor të një kryengritjeje popullore në Serbi. Sipas saj, gjithashtu presidentit Aleksander Vuçic i ka ardhur gjithashtu menjëherë në ndihmë edhe Moska duke e cilësuar rebelimin si një “revolucion me ngjyrë” të mbështetur dhe financuar nga Perëndimi, duke kujtuar se Aleksander Vulin madje ka shkuar në Moskë për të kërkuar mbështetje gjatë mandatit të tij ministror.
Biserko kujtoi se Serbia dhe Rusia kanë formuar një grup pune për të shtypur revolucionet me ngjyra qysh në vitin 2021, duke shtuar se regjimet autoritare, si ai i Vuçiqit apo i Putinit, i frikësohen skenarëve të tillë për një arsye dhe nuk është për t’u habitur që ata hidhen në ndihmë të njëri-tjetrit.
“Moska më herët ka deklaruar se nëse Serbia nuk e kapërcen revolucionin me ngjyrë, rrezikon të zhduket. Dhe në këtë kuptim, ka këshilluar Beogradin që të krijojë një marrëdhënie sa më të ngushtë me administratën e re amerikane, sepse tani edhe ajo përfaqëson pozicione të ngjashme me Moskën” – deklaroi Biserko, e cila gjithashtu vleresoi se vizita e Vuçiqit në Moskë është ende e pasigurt për shkak të paralajmërimit të BE-së se ka ardhur momenti për të zgjedhur një anë – BE-në apo Rusinë, duke shtuar se kjo nuk i referohet “rolit të Rusisë në çlirimin e Evropës”, por agresionit rus kundër Ukrainës dhe refuzimit të Beogradit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, pra për të harmonizuar politikën e saj të jashtme.
Duke qenë se regjimi i Vuçiqit është delegjitimuar gjatë gjashtë muajve të fundit, në një masë të madhe për shkak të sjelljes së presidentit dhe paaftësisë së tij për të përballuar krizën, Biserko vlerëson se ai tani më së shumti mbahet ne pushtet nga mbështetja e aktorëve të jashtëm…………..

