Aktualitet
Trondit gazetari i njohur: Ndërkombëtarët janë ata që do i japin urdhër SPAK-ut të thërrasë Ramën
Gazetari Genc Burimi deklaron se SPAK arrin të lëviz vetëm me anë të një presioni të fortë ndërkombëtar
Ai thotë se në rast të një hetimi nga SPAK, kryeministri Rama rrezikon të fundoset.
“SPAK sot është në presion nga ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët janë ata që do i japin urdhërin SPAK-ut që të thërrasë Ramën.
Rama mund të ketë kontroll tek elemente të ndryshme te SPAK . SPAK urdhërat e vërteta i merr nga perëndimorët dhe perëndimorët nuk merren me dosje sterilizimesh se nuk u hynë në punë.
Sot Rama është kthyer nënjë gjyle që e heqin qafe që nesër. Ka shumë elemente për tu thirrur nga SPAK.
Problemi është se nëse e bëjnë këtë gjë amerikanët krijojnë një vakum në Shqipëri. Nuk kam sot amerikanët në PS-në mazhoritare në Shqipëri një element për të zëvëndësuar Edi Ramën.”- tha Burimi për Task Force.