Kronike
Tronditëse/ 25 vjeçari gjendet i vrarë brenda makinës, detajet nga ngjarja në Lezhë

Një vrasje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur në fshatin Balldre të Lezhës. Sipas raportimeve të deritanishme, një i ri rreth 25 vjeç është gjetur i vrarë brenda një automjeti.
Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar i policisë lidhur me vrasjen dhe identifikimin e viktimës së dyshuar.

