Connect with us

Bota

Tronditëse/ Babai shtyp vajzën e tij me makinë, e bija ndërron jetë

Vincenzo Formica, u ndalua nga Karabinierët e Monopoli me akuzën se kishte përplasur dhe vrarë vajzën e tij 54-vjeçare Marianna Formica pas një debati për arsye familjare.

Policia gjeti trupin e gruas të shtrirë në një rrugë private në lagjen Tavarello.

Burri, me precedentë të mëparshëm, u arrestua dhe u dërgua në burgun e Barit me akuzën e vrasjes. Në ditët në vijim trupi i viktimës do t’i nënshtrohet autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Poliklinikës së Barit.

Nuk është ende e qartë dinamika e konfliktit dhe arsyet që çuan në tragjedi.

Advertisement