Connect with us

Bota

Tronditëse/ Digjen dhe goditen me thikë 41 gra në burg

Raportohet se 41 gra u dogjën, u goditën me thikë ose u qëlluan për vdekje në një trazirë bandash që shpërtheu në një burg në Honduras.

Dhuna e tmerrshme ndodhi në qytetin Tamara, në periferi të kryeqytetit të vendit të Amerikës Qendrore, Tegucigalpa.

Presidenti i vendit, Xiomara Castro tha se trazirat në Centro Femenino de Adaptacion Social i kishte planifikuar “maras” – grup mafioz – me “leje” të rojeve të burgut.

Sulmuesit i ‘larguan’ rojet nga burgu në orën 8:00 dhe më pas filluan të masakrojnë gratë dhe të ndezin zjarre, tha ndihmëskomisioneri për sistemin e burgjeve, Sandra Rodriguez Vargas.

 

 

Shumica e viktimave (26) vdiqën për shkak të zjarrit, ndërsa të tjerët u vranë me armë ose duke u therur me thikë. Një grup prej shtatë personash po marrin ende trajtim mjekësor.

Asnjë nga rojet nuk u lëndua dhe nuk raportohet se ndonjëri prej tyre kishte nevojë për trajtim spitalor, raporton metro.co.uk.

Pas trazirave brenda burgut u gjetën armë, duke përfshirë hanxharë dhe lloje të tjera të mjeteve të mprehta.

Advertisement