Connect with us

Aktualitet

Tronditëse/ E punësuar si pastruese, shtetësja filipinase dhunon barbarisht fëmijën e mitur, vihet në pranga

Një ngjarje shqetësuese në Sarandë: një 46-vjeçare me origjinë filipineze, me inicialet L. C., është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur.

Sipas kallëzimit të bërë nga shtetasi A. D., gruaja, e punësuar si pastruese në banesën e tij, ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij në moshë të vogël.

Dhuna ka qenë fizike dhe psikologjike dhe prindi ka arritur ta kuptojë këtë nga fëmija vetëm 4 vjeç dhe më pas ka mbledhur prova duke vendosur kamera përgjimi që kanë regjistruar skenat e shëmtuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ndërhynë menjëherë dhe vunë në pranga shtetasen. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Policia nuk ka bërë ende të ditura detaje të tjera lidhur me gjendjen e fëmijës apo formën e keqtrajtimit të pretenduar.

Advertisement