Bota
Tronditëse/ Frikë për një tjetër atentat ndaj Trump? Shërbimi Sekret thirrje për ndihmë
Shërbimi Sekret Amerikan do të pajiset me aftësi shtesë për mbështetje ushtarake për kandidatët presidencialë dhe zv. presidentë përpara zgjedhjeve të ardhshme në nëntor, njoftuan të enjten përfaqësues të agjencisë dhe Pentagonit.
Sipas zëdhënëses së Pentagonit, Sabrina Singh, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ka drejtuar Komandën Veriore të SHBA-së që të planifikojë dhe të sigurojë mbështetje dhe burime shtesë për Shërbimin Sekret në vende të ndryshme gjatë zgjedhjeve.
Një zëdhënës i Shërbimit Sekret tha se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes i kishte ofruar shërbimin me ndihmë shtesë, e cila përfshin “logjistikë, transport dhe komunikim, gjatë fushatës së 2024”.
Përfaqësuesi vuri në dukje se kjo mbështetje ishte dhënë pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump në një tubim në Butler, Pensilvani më 13 korrik.
Trump i shpëtoi vdekjes kur 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks hapi zjarr ndaj tij nga një çati aty pranë. Atentatorika qëlluar disa të shtëna, njëra prej të cilave ka goditur në vesh kandidatin republikan. Një pjesëmarrës në tubim u vra në sulm dhe dy të tjerë u plagosën rëndë përpara se snajperët e Shërbimit Sekret të eliminonin agresorin. Tentativa për vrasje është hetuar që atëherë nga FBI, por motivet e Crooks mbeten të paqarta.
Pas incidentit, Shërbimi Sekret tha se ishte “turp” për gabimin e sigurisë që lejoi që incidenti të ndodhte. Shefja e shërbimit, Kimberly Cheatle, e cila kishte shërbyer si drejtore e agjencisë që nga gushti 2022, u detyrua të jepte dorëheqjen pas ankesave të përhapura për dështimin e saj për të mbrojtur ish-presidentin.