Bota
Tronditëse/ Gjyshja rreh për vdekje mbesën 8-vjeçare
Një grua 72-vjeçare nga Karolina e Veriut në SHBA akuzohet se ka rrahur për vdekje mbesën e saj 8-vjeçare, sipas një deklarate nga Zyra e Sherifit të Qarkut Nash.
Autoritetet u njoftuan për transferimin e të miturës në spitalin e urgjencës me plagë të rënda, ndërsa, siç u bë e ditur, vogëlushes ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur.
“Në bazë të hetimeve, u konstatua se e mituri 8-vjeçare është rrahur aq rëndë nga gjyshja, saqë i është nënshtruar plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e policisë. “Fëmija kishte lëndime të rënda në të gjithë trupin dhe kokën”.
Patricia Ricks, e cila kishte kujdestarinë e gjithsej gjashtë fëmijëve që jetonin në shtëpinë e saj, përballet me akuzën e vrasjes së shkallës së parë. Pas vdekjes së të miturës, fëmijët e mbetur janë transferuar në qendrat e kujdesit.
Sipas policisë, gjyshja nuk ka dhënë asnjë deklaratë pas arrestimit.