Connect with us

Kronike

Tronditëse/ I dashuri i të resë shqiptare pranon krimin: Trupin e zhduka me acid

Eshtrat e shqiptares së zhdukur në vitin 2014, Sibora Gagani janë gjetur ditën e djeshme nga policia spanjolle. Publico shkruan se policia Kombëtare ka gjetur të martën trupin e Sibora Gaganit në banesën që ajo ndante me partnerin e saj, Marco Romeo në Torremolinos.

Kërkimi për Sibora Gaganin rinisi pas arrestimit në maj të vrasësit. Romeo u arrestua në fund të majit për vrasjen e një vajze tjetër, Paulas, ish-partneres së tij, në të njëjtin qytet. Pas arrestimit për vrasjen e ish-partneres së tij, Marco Romeo rrëfeu se kishte vrarë dhe murosur Gaganin pasi kishte parë një foto të tij në një tabelë njoftimesh në komisariat dhe shtoi se kishte përdorur acid për të zhdukur trupin.

Agjentët kanë gjetur eshtrat e Gaganit në një qese plehrash pas një muri të banesës së saj në Torremolinos, ku e reja jetonte me të arrestuarin deri disa ditë para zhdukjes, banesë e cila ndodhet në rrugën García de la Serna, pak metra larg stacionit të policisë lokale dhe bashkisë. Policia kishte kontrolluar disa herë, por pa sukses banesën e Torremolinos, ku aktualisht jetojnë qiramarrës të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar gjatë gjithë kohës me agjentët. Eshtrat e gjetura janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga për të konfirmuar se i përkasin të resë së zhdukur, përmes analizave të ADN-së.

Romeo u arrestua nga Policia Kombëtare pasditen e së mërkurës së kaluar në Torremolinos, disa orë pasi trupi i pajetë i Paulës u gjet me disa plagë me thikë. Fqinjët sigurojnë se më parë ka pasur një diskutim të fortë mes të dyve. Sibora Gagani u zhduk në Torremolinos 9 vjet më parë, gjatë verës së vitit 2014. Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kamariere në qytetin Costa del Sol. Vajza ishte me origjinë shqiptare dhe, pavarësisht se jetonte në Itali me pjesën tjetër të familjes, katër vite para se të “zhdukej”, ajo vendosi të ndërmerrte hapin për t’u shpërngulur në Torremolinos me të dashurin e saj, Marco, me të cilin kisha vetëm një vit lidhje. Ai ishte Marco Gaio, i njëjti njeri që u arrestua këtë të mërkurë nga Policia pasi dyshohet se vrau partneren e tij aktuale, Paula, 28 vjeç, në shtëpinë që ata të dy ndanin në La Carihuela. Ai e goditi 14 herë me thikë teksa po bëhej gati të shkonte në punë. Menjëherë pas arrestimit të tij, familja e Gaganit akuzon Marco edhe për zhdukjen e vajzës së tyre.

Advertisement