Kosova
TRONDITËSE! Kosova varros Faton Hajrizin, Serbia jep GODITJEN e radhës
Janë bërë më shumë se tri javë nga dita kur autoritetet serbe deklaruan se Faton Hajrizi është vrarë, trupi i tij është kthyer në Kosovë.
Menjëherë, institucionet kanë nisur të kryejnë procedurat mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij. Analiza e fundit me strishon e gojës së nënës së tij e kryer në Serbi sipas Avokatit Arianit Koci, kanë vërtuar se i vrari është Faton Hajrizi.
Në orët e para të mëngjesit të së premtes, nëna dhe vëllai i Faton Hajrizit, kanë dalë në pikëkalimin kufitar në Merdare për të pritur kthimin e trupit në prani edhe të prokurorit të shtetit.
Procedurat për kthimin e trupit janë zvarritur nga autoritetet serbe. Koci kishte shkuar në Serbi më 25 korrik, mirëpo nuk ishte lejuar as ta shihte trupin. Autoritetet serbe kishin kërkuar që të paraqitej atje edhe nëna e Fatonit, për të marrë përshtymën e saj për të identifikuar trupin. Ajo nuk kishte shkuar fizikisht, por strishoja ishte dërguar pesë ditë më pas.
Koci kishte deklaruar para gazetarëve se çkado që ka pranuar nga autoritetet serbe lidhur me këtë rast, i ka dorëzuar në prokurori dhe polici.
Mirëpo a mund ta shfrytëzoj Serbia këtë rast kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare, kur dihet se ishte paralajmëruar arrestimi i Faton Hajrizit brenda orësh? Në lidhje me këtë ka folur analisti politik Rexhep Elezaj.
Ai thotë se rasti i Fatonit është i dhimbshëm dhe shumë enigmatikë.
“Rasti tragjik i Faton Hajrizit është i pari i kësaj përmase kaq të dhimbshme dhe kaq enigmatike, si për nga ana humane dhe vuajtjet e tij në burg, ashtu dhe për nga aspekti edukues-juridik, kur është fjala për gjendjen e të burgosurve tanë nëpër burgjet e Kosovës, ku siç morëm vesh, fati i një qytetari të mitur të Kosovës i cili do t’i kalon 22 vite i mbyllur nëpër disa burgje të Kosovës, jeta e të cilit do të marrë fund në mënyrën më tragjike të mundshme që i ka ndodhur ndonjëherë një të burgosuri shqiptar të Kosovës”, u shpreh ai.