Connect with us

Bota

Tronditëse/ Nëna mbajti të mbyllur në ‘kafaz’ të bijën për 20 vite

Një grua në Brazil ka mbajtur të mbyllyr në një dhomë të vogël të bijën për plot 20 vite.

Siç raportojnë mediet vendase nëna e kishte mbyllur të bijën në një dhomë të vogël që në moshën 19 vjeçare, sepse besonte se ajo kishte probleme psikologjike.

Policia lokale e gjeti 39-vjeçaren javën e kaluar me duar dhe këmbë të lidhura.

Ajo ishte e lidhur me nje zinxhir brenda një dhome të vogël me një dritare të vogël. Ajo u dërgua menjëherë në një spital ku po merr aktualisht trajtim, pasi ishte jahstëzakonisht e dobët dhe e dehidratuar.

Ndërkohë nëna e 39-vjeçares ndodhet pas kangjellave të burgut.

Mësohet se 39-vjeçarja e cila jetoi 20 vite si skllave vuante nga problem të shëndetit mendor. E ëma pretendon se izoloi të bijën pasi ajo ishte agresive dhe se vuante nga sëmuindje mendore, pasi kishte humbur dy fëmijë në adoleshencë.

Advertisement