Bota
Tronditëse/ Theri me thikë prindërit, policia arreston djalin monstër
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë një ditë më parë, pasi një çift tëmoshuarish janë gjetur të pajetë në banesën e tyre.
Sipas mediave italiane viktimat janë Giampaolo Turazza dhe Wilma Vezzaro 75 dhe 73 vjeç. I dyshuari kryesor në lidhje me këtë ngjarje është djali i viktimave, 55 vjeçari Osvaldo Turazza.
Mediat raportojnë se fillimisht djali ka goditur me thikë në fyt babin, ndërsa më pas nënën, e cila është gjetur e vdekur në koridor në tentativë për tu arratisur.
Policia ka arrestuar 55 vjeçarin dhe po e merr në pyetje.
Fqinjët e përshkruajnë çiftin si të sjellshëm, të rezervuar dhe dashamirës të maceve dhe kafshëve.