Bota
SHOKUESE/ Dasma kthehet në tragjedi, vdesin 100 të ftuar

Më shumë se 100 persona janë mbytur në shtetin Kwara të Nigerisë, pasi një varkë me disa familje që po ktheheshin nga një dasmë u mbyt në lumin Niger.
Zëdhënësi i policisë së zonës deklaron se bilanci i viktimave mund të rritet më tej pasi shumë persona janë shpallur të humbur, teksa 100 të tjerë janë nxjerrë nga ujërat e lumit.
Mbytjet e varkave në lumenjtë e Nigerisë janë të shpeshta dhe kjo për shkak të amortizimit të tyre dhe numri të madh të pasagjerëve që transportojnë.

