Kronike
Tronditëse/ Vrau 84-vjeçaren greke për të cilën kujdesej, arrestohet shqiptarja
Policia greke ka vënë në pranga një shqiptare e cila dyshohet se ka vrarë me thikë një të moshuar greke rreth moshës 84 vjeç.
Sipas raportimeve të mediave helene, shqiptarja kishte lidhje të ngushtë me viktimën, pasi emigrantja e ndihmonte të moshuarën me punët e shtëpisë dhe pazaret. Në shtëpinë e të moshuarës kishin akses të lirë gjithashtu bashkëshorti dhe fëmijët e shqiptares. Kjo ka bërë që policia të dyshojë se autor i vrasjes të jetë shqiptarja.
Pista kryesore që po heton policia është ajo e vrasjes me paramendim, për të vjedhur paratë që e moshuara mbante me vete për raste emergjente.
“84 vjeçarja mbante gjithmonë me vete një trastë me para, në rast se i ndodhte diçka e keqe dhe këtë e dinte e gjitha lagjia”, tha fqinja e të moshuarës.