Connect with us

Kronike

TRONDITËSE/ Vritet 15-vjeçari pas një sherri, autori në kërkim (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë (14 tetor) në qytetin e Shkodrës.

Sipas njoftimit të policisë, Emiljano Gjoni (15 vjeç) është qëlluar me thikë dhe për pasojë ka ndërruar jetën në spital.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Advertisement